Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 10 audio-përgjime të reja të dosjes “184” të zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016. Në këto audio-përgjime dalin emrat e ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish-ministrit Saimir Tahiri, deputetit Ulsi Manja, deputetit Xhemal Qefalia, ish-shefit të komisariatit Dibër Robert Aga, Ymer Lalës, përgjegjësi i OSHEE në Dibër Bekim Krashi dhe disa personave të tjerë.
Përgjimi 1:
Robert Aga: Hë djalosh.
Bekim Krashi: Ça keni bërë, jeni t’u e myt.
Robert Aga: Do kem një mijë, poshtë 1 mijëshin nuk e pranoj.
Bekim Krashi: Ke fillu pretendime të mëdhaja, mos u lodhni fare.
Robert Aga: Ajo strategjia ime funksionon. A e ke Damian Gjiknurin aty, jepja pak.
Robert Aga: O shef, he mo ç’po bën.
Robert Aga: Hë si je?
Gjiknuri: Mirë fare.
Robert Aga: S’pate besim te unë.
Gjiknuri: Tërmet, tërmet, i madh je.
Gjiknuri: Ik mos fol shumë po hajt ciao.
Përgjimi 2:
Xhemal Qefelia: Berti.
Shefi i policisë: Hë mo shoku im…
Xhemal Qefelia: Ça të plasi bytha , Falmuri ( Flamur Noka) është i detyruar me bërë politikë do t’i themi ne nesër dhe nuk ka pse me përmend më atë.
Shefi i policisë: Jo mo jo ai le të vijë dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.
Xhemal Qefelia: Ku ka me ardhur ata mundohem me u justifikuar a e merr vesh ti ca po bëhet brenda PD-së, sot janë duke u zënë me njëri-tjetrin. Mos u mërzit o burrë po hajt.
Shefi i policisë: Jo iu pata thënë unë më sillni kartonin si Messi Barcelonës dhe fitoni.
Xhemal Qefalia: E shikojë ata o vëlla se nëse do të kishin vendosur ty atje e fitonin ata.
Shefi i policisë: Unë jam me PS-në dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet. Nuk e di
Xhemal Qafelia: Nuk e vë në dyshim o vëlla dhe prandaj unë e thashë mbrëmë aty dhe ishin të gjithë, ishte i gjithë grupi parlamentar aty.
Shefi i policisë: E mirë, mirë , faleminderit shyqyr që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër sepse unë e dija që është Gjiknuri.
Xhemal Qefalia: E kuptoi që ishe me të
Shefi i policisë: Jo mo aq ishte ajo.
Xhemal Qefalia: Aty ishte edhe Rama ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot . Foli shumë mirë dhe Damiani në fakt (Damian Gjiknuri) dhe Blerina (Blerina Gjylameti).
Përgjimi 3:
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: O shoku im si je?
Xhemal Qefalia: Jam në një tavolinë kështu…Ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Po.
Xhemal Qefalia: Ok hajt ciao.
Robert Aga, shef i komisariatit Dibër: Kush thotë?
Xhemal Qefalia: Jam këtu me Kryeministrin dhe me ministra.
Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t’ju japë çfarë t’ju dojë qejfi.
Xhemal Qefalia: Që mos biem atë Keshin aty, si thua?
Robert Aga: Mirë.
Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu bashkë. Për kokë tate po. A do foto ta dërgoj?
Robert Aga: Do jesh me ndonjë dashnore…
Xhemal Qefalia: Ja ta qis çik ministrin, foli se më çave bythën, foli. Saimir foli çik këtij shefit të komisariatit .
Saimir Tahiri: Alo o Berto!
Robert Aga: Mirëmbrëma.
Saimir Tahiri: Si je? Nuk shkon kjo punë që më jep Xhemali telefonin që të të falenderoj unë. Nuk shkon kjo.
Robert Aga: Jo të lutem.
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.
Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer.
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.
Robert Aga: E kam detyrim.
Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k**** për atë që thanë ata se s’na ha trapi ne për ata legenat…
Robert Aga: Unë jam ushtari jot…
Xhemal Qefalia: Të fala edhe nga Ulsiu. Foli dhe çik Ulsiut.
Ulsi Manja: Ku je mo vlla.
Robert Aga: Ç’bëni mo.
Ulsi Manja: Hiç ja me Kryeministrin.
Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje..
Ulsi Manja: Ku more?
Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru.
Ulsi Manja: Ne themi të shkosh për më nalt o burrë…
Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini tashi, po..
Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu…Bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shefin e Komisionit të Sigurisë. Ne e bëjmë llafin të vish për më nalt se na duhesh për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.
Robert Aga: Mirë vlla mirë.
Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin në korrent se kët kemi autorizuar si kryetar komisioni.
Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë..
Ulsi Manja: Ore është kryetari i Komisionit të Sigurisë.
Robert Aga: Ai thotë jashm ushtari i Bertit.
Ulsi Manja: Në rregull, në rregull. Hajde vlla
Xhemal Qefalia: Hajde se më çave trapin.
Robert Aga: Po si o ma nxjerr ministri ashtu në telefon, o koqe.
Xhemal Qefalia: Po je shoku im ti, mos më çaj k*** mu. A do të qis Ramën, ti folësh Ramës?
Robert Aga: Po leje o vlla tashi.
Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi, a je shoku im?
Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vlla, ciao.
Robert Aga: Hajde gjithë të mirat.
Përgjimi 4:
Ymer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q**nanën.
Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q***robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty…
Përgjimi 5:
Elio Lala: Hë xhaxha
Ymer Lala: Po
Elio Lala: A po pushon. Të mora në telefon për të të pyetur a ta takoj atë Admir, (Admir Trukin) se dje tek Fiksi ka dalë një video, kurse sot një video me lekë nëpër duar. Ta pyes si vepron policia me atë videon..
Ymer Lala: Po ik e takoje…
Elio Lala: E takova, ja mora Ejsit numrin. Po kështu tha dhe ai mos e rruaj k**n.
Ymer Lala: Jo, mo se duhen prova
Elio Lala: Ashtu, tha dhe ai. Qënke lodhur?
Ymer Lala: Më dhemb këtu..
Elio Lala: Ku?
Ymer Lala: Në krahë të djathtë, në fund të shpinës, mezi lëviz.
Elio Lala: A pive një nga ato, advilët, që kë ti? Pi nja dy…
Ymer Lala: Ka prap sot video eee..
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër…Nga Sohodolli, kanë ardhur sot e kanë marrë ato të Fiksit. E doqa sot por nuk e kapa dot.
Ymer Lala: Erdhën ato të fiksit eee.
Elio Lala: Po, por nuk i kapa…hajt…
Përgjimi 6:
I panjohuri: O shef si je?
Ymer Lala: Mirë, si je ti?
I panjohuri: Kryetari i FRD- së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar për Sheferdein Shenun
Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë?
I panjohuri: Ja kontrollova të gjitha tani, ka votuar para 20 minutash…
Ymer Lala: Mos u tall…o ja qi*sha ropt e shtëpisë…
I panjohuri: Ja kontrollova unë se pata lënë njeri, 5 veta, të 5-stë Sheferedinin…
Ymer Lala: Ja do ta marr në telefon atë halen…po unë ja qi**sh. Kur erdhën tek shtabi i thashë do votosh për këtë…Se me tha dhe Hasan Begu shife njëherë atë mu**in..
I panjohuri: E verifikova tani, para 20 minutash….
Ymer Lala: O ja qi***atë ropt
I panjohuri: Hajt mos e vrit mendjen…
Përgjimi 7:
Ymer Lala: He Ardi?
I panjohur: Si je?
Ymer Lala: Mirë si shkove?
I panjohur: O vëlla një Basir Veseli e njohim a e kemi gjë?
Ymer Lala: Si?
I panjohur: Baris Vesili
Ymer Lala: Basir Vesili po.
I panjohur: E takova por nuk ka asgjë.
Ymer Lala: Si nuk ka asgjë?
I panjohur: Do i jepnit një kafe.
Ymer Lala: Po i kam mbaruar ata punë unë.
I panjohur: Po ke mbaru punë ti por nuk kanë shkuar në vend mor burrë.
Ymer Lala: Lëri or ata byth*q*ra .
I panjohur: O shok e takova që parë.
Ymer Lala: Rri rehat se për atë zonë ku është ai i ka çdo gjë në rregull.
I panjohur: Ok mirë!
Ymer Lala: Ku je ti? Çfarë ka ndonjë problem?
I panjohur: Jo asgjë atë muhabetin e mbrëmshëm e morë vesh?
Ymer Lala: Hë?
I panjohur: Ata që kishin rrahur në Maqellarë mbrëmë i more vesh?
Ymer Lala: Jo kush janë ata?
I panjohur: Jo mo kishin rrahur këta me kapuça Falamur Nokën e këto.
Ymer Lala: Ja po e shikoj po e shikoj në televizion.
I panjohur: Nisu nga ora 4-5.
Ymer Lala: Ok bos.
Përgjimi 8:
Qytetar: Vlla.
Ymer Lala: Ça bone.
Qytetar: Shefki Xhurra. A t’i jap ato kartat apo a mos t’ia jap?
Ymer Lala: Jepja.
Qytetari: T’ia jap, ok.
Ymer Lala: Motrën me grun ka….
Qytetari: T’ia jap kartën se ja kam mbajtur.
Ymer Lala: Jepja.
Qytetari: Kam mbaruar punë me ta unë, po a t’i jap kartën?
Ymer Lala: Jepja.
Qytetari: Ok hajt.
Përgjimi 9:
Damian Gjiknuri: Alo..
Ymer Lala: A je duke ardhur 5 minuta apo si i ke punët?
Damian Gjiknuri: Ku je, hajde të pimë një kafe këtej.
Ymer Lala: Po e pimë kafen, por kam lënë njerëzit në monitorim e Qendrave, mos u vono të lutem
Damian Gjiknuri: Ku jeni? Tek kjoska aty jeni…
Damian Gjiknuri: Ok, hajt…..
Ymer Lala: Hajt mos u vono.
Përgjimi 10:
Ymer Lala: Rata, do shkojë në një zyrë të madhe. A thua jam veshur mirë apo…
Grua: Po mirë more je…
Ymer Lala: Ma kariko atë gjënë në karikim…
Grua: Po, po e kam karikuar…
Ymer Lala: Kur do dalësh ti?
Grua: Unë jam këtu…
Mirë nga ora 11:30 nisu
Biseda 2
Vajzë: Po ti ku je, përveçse dole nga kafja?
Ymer Lala: Në 10: 30 kam një takim me atë robin (Edi Rama)
Vajzë: Po
Ymer Lala: Po shkoj në zyrë me atë…
Vajzë: Po
Ymer Lala: Sa të dal ta bëj një telefon se pastaj jam për Pogradec…
Biseda 3
Ymer Lala: Ore zotëri po ku je more, se i rashë telefonit dhe e ke të mbyllur?
I panjohur: E kam mbyllur atë…
Ymer Lala: A e ke mbyllur atë numër?
I panjohur: Po njëherë për njëherë
Ymer Lala: Se isha tek ai babloku i madh, (Edi Rama) Isha me Qifin më herët ti mos e rruaj leshin fare…
I panjohur: Po.