Tabloidi gjerman “Bild” ka publikuar audiopërgjimet mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave. Biseda e transkriptuar është në anglisht, ndërsa audio është në shqip.
Gjashtë audiopërgjimet janë pjesë e një dosje vëzhgimi të ligjshme mbi investigimin kriminal 339/1 2017,i zyrës së Prokurorisë së Antimafias sa i takon aktivitetit kriminal ndërkombëtar të drogës të njohur si klani kriminal i Avdylajt në qytetin e Shijakut në Durrës.
Në dy audiopërgjime, 2,3 flitet si të vendoset në listën e kandidatëve të PS-se, Ilir Ndraxhi, i cili, siç shkruan BILD, do të përfaqësojë interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës.
Në audio përgjimin e tretë Astrit Avdylaj zotohet se do të punojë fort, aq sa dhe kryeministri Rama do të surprizohet, me një rezultat pozitiv 10 me 0 në Durrës. Në përgjimin e 1 Avdylaj kontakton me drejtuesin e Ujësjellësit ku i kërkon listën a punonjësve votues të PD-së me qëllim që ti ‘shkundte”
Audiopërgjimi 6 ka të bëjë me ndërhyrjen që Avdylaj i kërkon Vangjush Dakos në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, ndërsa audipërgjimi 5 ka të bëjë me ndërhyrjen për të anuluar gjobat e IKMT-së si
Aktualisht Ilir Ndraxhi është deputet socialist në Parlament.
Përgjimi 1:
Biseda mes Astrit Avdylaj, Kreu i klanit kriminal në Shijak – 0692258900 dhe Ivo Doçi, drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës.
Astrit Avdylaj: Mirmbrëma, Astriti jam. Si ia çove?
Drejtori i UKD: Astrito si je? Ca bo ti?
Astrit Avdylaj: Mirë, falemiderit. Ti si je?
Drejtori i UKD: Mirë, mirë. Si ke qenë? Nga shpia mirë?
Astrit Avdylaj: Mirë. Ju mirë?
Drejtori i UKD: Mirë, rrofsh. Ja sa po arrij në shtëpi.
Astrit Avdylaj: Dëgjova, isha i cik sot tek ai në Durrës (Vangjush Daku, kryebashkiaku i Durrësit) dhe jam Elton Arbanën dhe me Dor Gallain këtu dhe nesër kur të kesh kohë ti dua të flasim i çik, me pa atë listën, ça ke aty punonjës edhe kundra, që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty tek puna.
Drejtori i UKD: Kuptoj
Astrit Avdylaj: Kupton? I dua të gjithë emrat që mund të kesh kundra
Drejtori i UKD I kam ndarë unë, i ke të ndara komplet.
Astrit Avdylaj: Ashtu, këtë kërkoj unë
Drejtori i UKD: I kam bërë përpara unë kështu që i kam gati
Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë. Se ne duhet ti thërrasim dhe ti tundim ka një çik.
Drejtori i UKD: E kuptoj, nuk bëhet fjalë fare
Astrit Avdylaj: O tek puna dhe të na japë votën ose të ikin tek shtëpia.
Drejtori i UKD: As nuk bëhet fjalë fare
Astrit Avdylaj: Kupton?
Drejtori i UKD: I ke të ndara, i kam nda të të gjithëve. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha kompelt. I kam në kompjuter të punuara.
Astrit Avdylaj: Ok, dua të mi nxjerrësh (listën) me një fjalë sepse dua që … A më kupton?
Drejtori i UKD: Patjetër, të bëj telefon unë nesër ty
Astrit Avdylaj: Ok
Drejtori i UKD: Mirë, Astrit
Astrit Avdylaj: Mirë pra, natën e mirë. Na fal për …
Drejtori i UKD: Ca thua më burrë, na fal. I madh je.
Astrit Avdylaj: Natën e mirë pra, mirëardhsh.
Drejtori i UKD: Shnet
Përgjimi 2: 28 Mars 2017
Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak – kryetari i bashkisë së Shijakut (0692069933) Ardian Kokomani
Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, me Vangjush Dakon kryetarin e bashkisë Durrës dhe me një kandidat të ardhshëm për deputet, “Liri” ( Ilir Ndraxhi) një person që banda kriminale Avdylaj kërkon që të vihet në listë përpara si kandidat i PS-së.
Takimi është për këtë qëllim. Të finalizohet marrëveshja që Ilir Ndraxhi të bëhet kandidat i PS-së për deputet në Durrës, duke përfaqësuar interesat e klanit kriminal të Avdylajt dhe klani i Avdylajve do të japë një mbështetje të plotë fushatës së PS-së në Durrës.
Astrit Avdylaj: Alo
Kryetari i Bashkisë Shijak: Hë mo
Astrit Avdylaj: Si je kryetar
Kryetari i Bashkisë Shijak: Si ke qenë ti?
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit. Ça po bo
Kryetari i Bashkisë Shijak: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.
Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë, e di përse të mora
Kryetari i Bashkisë Shijak: Po..
Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit, Alo..
Kryetari i Bashkisë Shijak: Po po të dëgjoj
Astrit Avdylaj: Unë ti Gjushi, ( Vangjush Dako) Liri ( Ilir Ndraxhi, kandidat për deputet në Shijak), vëllai i Lirit, Jupi, dhe do të pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora.
Kryetari i Bashkisë Shijak: në orën 10:00 do të jemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallatin e Kulturës dhe takohemi atje.
Astrit Avdylaj: Do takohemi tek një kafe, do të sjellim Paparitin, që të jemi nesër… a më kupton.
Kryetari i Bashkisë Shijak: Pa merak
Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, por i diskutueshëm…, ishte dhe Juli… kështu që e kupton. Ngaqë është edhe ai, edhe ti të jesh…sepse normal po të mos jesh ti … a më kupton
Kryetari i Bashkisë Shijak: E kuptoj
Astrit Avdylaj: Alo, çfarë the?
Kryetari i Bashkisë Shijak: Titi, them pa merak do të jem në Durrës. Rri pa merak. Sepse do të jem edhe në ceremoni atje, rri pa merak
Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj që do ashu, që të jesh edhe ti me këto.., më kupton?
Kryetari i Bashkisë Shijak: Po, Po
Astrit Avdylaj: Mirë faleminderi
Kryetari i Bashkisë Shijak: Ok mirupafshim
Përgjimi 3
Biseda mes Astrit Avdylajt dhe Ajran Ndraxhit, vëllait të deputetit të PS në Shijak Ilir Ndraxhi
Astrit Avdylaj, kreu i bandës kriminale Avdylaj në Shijak telefonin Arjan Ndraxhin, vëllai i Ilirit (Ilir Ndraxhi) deputeti i ardhshëm i PS. Klani kriminal Avdylaj ka kërkuar që kryeministri Rama përmes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako që Ilir Ndraxhi të jetën kandidat për deputet të Durrësit në listën e PS. Më tutje, Astrit Avdylaj zotohet se do të punojë fort, aq sa dhe kryeministri Rama do të surpizohet, me një rezultat pozitiv 10 me 0.
Ditën tjetër Ilir Ndraxhi është konfirmuar si kandidat i PS për deputet në Durrës duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal Avdylaj, në këmbim që grupi kriminal Avdylaj të mbështeste fushatën e PS në Durrës.
Elton Arbana, në atë kohë kryetar i PS në bashkinë e Shijakut është përmendur në bisedë si kandidat për deputet, që grupi kriminal Avdylaj po punonte për ta vendosur në listën e PS.
Më vonë marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk u përfshi në listë, por u premtua diçka më e mirë. Elton Arbana sot është kandidat për kryetar bashkië i PS në Shijak në zgjedhjet e 30 qershorit.
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi si je?
Astrit Avdylaj: Si je Arjan, si je, çkemi?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë mirë
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Hiç mirë, ja po luaj me çunin. Mirë jeni?
Astrit Avdylaj: Asgjë të mora për qejf. Kam thirr andej apo akoma?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për ku?
Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait (Ilir Ndraxhi) apo jo?
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje kishte qenë Juvja ose nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Astrit Avdylaj: Po
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin ( Vangjush Dako, kryetar i bashkise Durrës) në fakt takohet për punë pune…
Astrit Avdylaj: Mirë mirë, unë po pres me një fjalë. Nëser, pasnesër më tha ai mua (Vangjush Dako, kryetar i bashkisë Durrës), kupton. E kena në xhep si më thon, e kupton vëllain tat.
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po
Astrit Avdylaj: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni (Arbana). Eltonit i dha o të 10 o të 11.
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Elton Arbana, epo mirë
Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu…me një fjalë tek lagjia ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuyar njerëzit, çdo njeri. E kam shumë shumë dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai siper (Edi Rama) që duhet të na shofi me një kështu…
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë
Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet (Edi Rama)
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.
Astrit Avdylaj: Mirë, rrob zoti
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit
Astrit Avdylaj: Po e kem, a se e bëj vetë pa merak
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit
Astrit Avdylaj: Asgjënë
Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim
Përgjimi 4-5: 31 mars 2017
Astrit Avdylaj, – Elton Arbana kryetari i PS-së Shijak 0696309689
Astrit Avdylaj telefonon Elton Arbanën, kryetarin e PS-së Shijak, aktualisht kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Shijak
Me një ton të irrituar ai telefon Arbanën dhe i thotë se Inspektorët Kombëtar të Ndërtimit po vënë gjoba tek disa njerëz dhe nuk mund të kontaktojë dot me Vangjush Dakon për ti kërkuar që t’i ndalojë, sepse kryetari i bashkisë ndodhet në Zvicër me Edi Ramën në një udhëtim.
Kur Arbana i thotë se nuk ka autoritet sepse ai është larguar nga pozicioni i inspektorit ndërtimor,bosi i krimit Avdylaj i kërkon që t’i telefonojë dhe tu thotë që të ndalin gjobat dhe ti kritikojë përndryshe do e bëjë vetë ai. Në fund kryetari i PS-së, Arbana bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt se do i telefonojë dhe do e zgjidhë ai problemin.
Kryetari i PS në Shijak: Astrit?
Astrit Avdylaj: Si ia çove?
Kryetari i PS në Shijak: Ca bone, si ka kalove? Mirë?
Astrit Avdylaj: Mirë, si jeni?
Kryetari i PS në Shijak: Mirë. Ca bohet, si ke qenë ti?
Astrit Avdylaj: Vallahi mirë, ti si je?
Kryetari i PS në Shijak: Hajt mo mirë. Tu bo lojë, muhabet me cunat.
Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin unë?
Kryetari i PS në Shijak: Urdhëro
Astrit Avdylaj: A e njeh atë të INUK-ut, atë drejtorin ti?
Kryetari i PS në Shijak: E njoh më, Dallëndyshja.
Astrit Avdylaj: Lëre Dallëndyshen, ke të Durrësit. Ca është ky i Durrësit, Artur…
Kryetari i PS në Shijak: Artur Çela?
Astrit Avdylaj: Eee
Kryetari i PS në Shijak: I bashkisë?
Astrit Avdylaj: Eee
Kryetari i PS në Shijak: Po e njoh
Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është, i Shijakut?
Kryetari i PS në Shijak: Jo, jo i Durrësit, i Vangjushit
Astrit Avdylaj: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, se ka qenë me Edin. Merre o vlla, merre atë b**** q**se ke shku aty duke i vendos gjoba në fermë sot nga 5 milionë o vlla.
Kryetari i PS në Shijak: Kush? Ti?
Astrit Avdylaj: Se nuk është Vangjushi këtu
Kryetari i PS në Shijak: Se mua më kanë hequr, u bo nja 4 ditë. Po ta marr në telefon tek kush
Astrit Avdylaj: Ore ka shku në fermë të Sukthit, ka shku duke vënë gjoba. Po nuk është Gjushi këtu është në Zvicër, a më kupton. Se nuk kam me ca e lajmëruar tani.
Kryetari i PS në Shijak: Ka noi emër konkret, ke noi emër apo jo?
Astrit Avdylaj: Kujt konkret?
Kryetari i PS në Shijak: Domethënë kujt ia ka vënë, që ti them
Astrit Avdylaj: Ore thuaj i ke vënë atje në fermë, ke bo gabim dhe kthe gjobat. Mos ve gjoba thuaj, se nuk është Vangjushi aty a më kupton.
Kryetari i PS në Shijak: Ja ta marr tani direkt
Astrit Avdylaj: Ore je tu bo gabim thuaj, ore o pis thuaj. Nuk dua ta marr vetë në telefon
Kryetari i PS në Shijak: E mor unë, po e more vesh para një jave që më hoqën
Astrit Avdylaj: Unë nuk e di o valla, ku, si, qysh, tek
Kryetari i PS në Shijak: Më hoqën sepse isha tek INUK-u, ndërhyra për këto kshu dhe më prishën punë.
Astrit Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro i cik këtë, thuj ke bërë gabim që ke shkuar në fermë se nuk është Vangjushi, është sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë nuk kam ku ta ashtu
Kryetari i PS në Shijak: Direkt e mor tani
Astrit Avdylaj: Mirë, Falemiderit
Kryetari i PS në Shijak: Ok, caio
Astrit Avdylaj: Ciao
Përgjimi i gjashtë
Astrit Avdylaj- Vangjush Dako- Vath Alla
Në atë moment Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pronave në prezencë të drejtorit si dhe të Vath Alla i dënuar më përpara për vrasje për të përfunduar një punë që ishte lënë përgjysmë për Allën. Në këtë bisedë telefonike është e qartë lidhja e ngushtë mes të dyve.
Astrit Avdylaj ka dijeni që Vangjush Dako kishte qenë me Edi Ramën deri vonë një natë më parë. Ai i thotë Dakos të anulojë shkuarjen në Ishëm për të siguruar që puna që ai kërkon të mbyllet nga drejtori i quajtur Ani, dhe më pas Dako të takohej me të dhe me Vath Allën. Kryebashkiaku bie dakord dhe ndryshon axhendën.
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Ramën, keni ndenjt, jeni kënaq?
Vangjush Dako: Hehehehe, ça bërë?
Astrit Avdylaj: Ça bohet?
Vangjush Dako: Mirë mirë
Astrit Avdylaj: Nga je vëllai?
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla
Vangjush Dako: Thoi byrazerit unë po iki për në Ishëm tani, tek ata çunat.
Astrit Avdylaj: Jo tashi, ta lemë një çik më vonë se tani jam me çunat unë (Vath Alla)
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej tek Zyra e Regjistrimit të Pronave, po pres Anin (Ani Dermishi, drejtori në Durrës). Ani do vijë të takojë ty apo…
Vangjush Dako: Alla aty janë apo..?
Astrit Avdylaj: Vatha Alla është këtu me mua, drejtpërdrejt, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po të dëgjon tani
Vangjush Doko: Mirë takohemi në Durrësi atëherë
Astrit Avdylaj: Jo, do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje. Do të takojmë atje nga dreka se s’bën. Ne të mbarojmë çik punë me Anin këtu. Po presim Anin se po shkon deri tek bashkia tha ai dhe po e pres këtu te Hipoteka.
Vangjush Dako: Mirë mirë
Astrit Avdylaj: Hajdë, të du fort vëllai jot