Politika Dosja “Toyota Yaris”, Basha: Keqardhje ta shohësh Berishën të bjerë kaq poshtë

Dosja “Toyota Yaris”, Basha: Keqardhje ta shohësh Berishën të bjerë kaq poshtë

Lulzim Basha iu kundërpërgjigj akuzave të Sali Berishës nga “Foltorja” e Burrelit, nga ku tha se kryedemokrati mbahet peng nga Rama për shkak të dosjes “Toyota Yaris”.

Sipas Bashës, ajo që deklaroi Sali Berisha është ekzaktësisht ajo për të cilën e akuzoi Edi Rama javën e kaluar.

“Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale”, shkruan Basha.