E ardhmja e Douglas Costa parashikohet të jetë larg Juventusit. 28-vjeçari që luan sezonin e tij të dytë në Serinë A, këtë sezon nuk ka shkëlqyer. Ish-lojtari i Bayern Munich në fakt këtë vit me fanellën e bardhezinjve është aktivizuar 17 herë dhe ka shënuar vetëm një gol, shumë larg pritshmërive të kualiteteve të tij.
Gjithashtu edhe sjellja e tij lë për të dëshiruar, pasi braziliani ka treguar shpesh here nervozizëm në fushë si në rastin kur pështyu di Di Francescon, gjithashtu dhe prezenca e tij në ditëlindjen e Neymar pa dijeninë e klubit, janë gjëra të cilat “Zonja e Vjetër” nuk i toleron.
Për këtë arsye drejtuesit e Juventusit, nëse vjen një ofertë disi më e lartë se 50 milionë euro, pritet ta lënë të lirë lojtarin.