Në sportelet e 13 drejtorive rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor u realizua sot për herë të parë shërbimi më i ri, ai i kalimit të pronësisë së mjetit për ato raste kur noterizimi nuk është i nevojshëm.
Sipas të DPSHTRR u dakordësua edhe me Regjistrin e Barrëve Siguruese (RBS) edhe për eliminimin e vërtetimit për mjetet e importuara nga individë që regjistrohen për herë të parë.
“Tarifa e re prej vetëm 1400 lekë përfshin: – verifikimin online Interpol, verifikimin e mjetit online në sistem për taksa/detyrime/bllokime dhe administrim i kontratës tip dhe dosjes”, bën të ditur DPSHTRR.
Po ashtu, DPSHTRR sqaron se kontrata e kalimit të pronësisë që përpilohet tek sportelet tona nuk merr përsipër garanci për kreditorë ose marrëdhënie kushtëzuese e barra pasurore.