Operacionet ushtarake në Siri vijojnë me një intensitet të paparë. Turqit thonë se kontrollojnë qytetin sirian të Ras Al Ain, por ushtria Siriane mohoi një gjë të tillë. Valët e njëpasnjëshme të zhvendosjes se njerëzve nuk kanë të ndalur me më shumë se 191,000 njerëz që raportohet të jenë larguar nga shtëpitë e tyre.
Të shtunën në mëngjes, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se 415 rebelë kurdë ishin “neutralizuar” që prej fillimit të operacionit.
Një makinë bombë shpërtheu pranë një burgu me robër të ISIS në qytetin Hassaka, duke detyruar ushtrinë të dërgonte përforcime për të parandaluar një arratisje të mundshme.
Më poshtë janë foto nga zhvillimet e orëve të fundit.