E gjithë bota e futbollit është në mbështetje të Ledian Memushajt.
Mesfushori shqiptar përjetuar një dramë të vërtetë familjare, pasi gruaja e tij ka humbur dy binjakët teksa ishte shtatzënë.
Portali i njohur “Eurosport” ka sqaruar se kanë qenë “arsye familjare” që e kanë shtyrë Mumushajn të largohet nga skuadra në prag të ndeshjes ndaj Lazios.
Mesfushori shqiptar është kapiten i skuadrës së Pescarës.
Lajmi në fakt ka tronditur dhe shokët e skuadrës, dhe klubin që i dha leje për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në këto momente të vështira.