Pas Altin Dumanit dhe Arben Krajës, i fundit që ka prezantuar platformën ka qenë kandidati Edvin Kondili. Ai e ka vendosur theksin hetimet pasurore dhe proaktive.
“Do të jap kontribut për krijimin sa më shpejt të BKH, është pjesë e pandashme e SPAK. Vetëm duke u krijuar sa më shpejt kjo, atëherë SPAK do të ketë mundësi të funksionojë në mënyrë totale dhe të realizojë pritshmëritë. Një tjetër objektiv është garantimi total i pavarësisë së prokurorëve. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e prokurorit. Objekt tjetër është shpejtësia në hetime. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Hetimet do të bëhen me plane të qarta e afate. Uniteti puna në skuadër dhe harmonia mes hetuesve objektiv i imi. Hetimet proaktive duhet të kenë përparësi. Publiku pret rezultate nga ne. Hetimet financiare e pasurore do te kenë përparësi. Hetimi pasuror nuk duhet të jenë hetime të dorës së dytë. Hetimi pasuror çrrënjos strukturat e grupet kriminale duke i goditur asetet. Puna ne grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK-ut. Aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jone parësore te vijmë në pirtshmërinë e tij”, deklaroi ndër të tjera Kondili.