Kandidati tjetër për drejtimin e SPAK, Arben Kraja vlerësoi si pikë të fortë të tij përvojën e gjatë si Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar disa sektorë, përfshirë edhe task forcën kundër korrupsionit.
“Kam eksperiencë drejtimi, e cila garanton suksesin tim në drejtim të këtij institucioni. Drejtuesi duhet të ketë eksperienca menaxheriale, njohuri administrative, financiare. Kam bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për draftimin për sekuestron parandaluese dhe imunitetin e zyrtarëve të lartë”, deklaroi Kraja.
Ai premtoi se si drejtues do të marrë në mbrojtje prokurorët nga sulmet e padrejta dhe do të realizojë një sjellje të ekuilibruar ndaj vartësve të tij.