Nga Shqipëria, drejtori i Antimafias në Itali, Franko Roberti, ngriti shqetësimin gjatë një konference për shtyp lidhur me sasinë e madhe të drogës që nga Shqipëria transportohen drejt Italisë.
Duke folur për trafikun e drogës, ai u shpreh se është trefishuar sasia e drogës e kultivuar nga Shqipëria.
Gjatë konferencës me kryeprokurorin Adriatik Llalla, ai kërkoi motivin e kësaj dukurie shqetësuese.
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin.”, u shpreh ai.
Duke u ndalur në bashkëpunimin mes dy vendeve, ai bëri me dije se institucioni që ai drejton ka caktuar edhe një gjykatës që do qëndrojë pranë Ministrisë së Drejtësisë.