Aktualitet Drogë nga Turqia, Shqipëria dhe Italia: 20 të arrestuar, mes tyre dhe...

Drogë nga Turqia, Shqipëria dhe Italia: 20 të arrestuar, mes tyre dhe Engjëllushja (EMRAT)

Një rrjet i sofistikuar i trafikut ndërkombëtar të drogës ishte ndërtuar në Leçe nga 16 shqiptarë, kryesisht vlonjatë që bashkëpunonin me turq dhe italianë për të sjellë ngarkesat e kanabisit dhe heroinës në Itali.

Policia ka goditur bandën me shtrirje në Shqipëri, Itali dhe Turqi, duke çuar pas hekurave 20 persona, të akuzuar për importim dhe shpërndarje të sasive të mëdha të drogës, që nga marijuana, heroina dhe kokaina.

Nën akuzë janë vënë 16 shqiptarë, një turk dhe 3 italianë, ndërsa hetimet për grupin e trafikantëve kishin nisur që në vitin 2014.

Mediat italiane duke iu referuar hetimeve kanë zbardhur edhe rolet e disa prej anëtarëve të grupit.

Turku Hizir Civilek, një 77 vjeçar me banim në Brindisi ishte personi që kujdesej për të mbajtur kontakte me furnizuesit e drogës në Turqi, ndërsa shqiptari Emir Daci, konsiderohet si personi që grumbullonte drogën e ardhur nga Turqia e Shqipëria në Lombardi, për ta shpërndarë më pas në në Saronno dhe Puglia.

Sa i përket dy italianëve të arrestuar, ata dyshohet se janë pjesë e një organizate ndërkombëtare të drogës që mbulon jo vetëm Italinë, por edhe Shqipërinë, Turqinë dhe Holandën. Franchini është personi që në bashkëpunim me Marzanon viheshin në kontakt me furnizuesit dhe kishin si detyrë transportin e drogës.

Telashet për Marzanon, siç shkruajnë mediat italiane nisën më 18 shtator 2014, kur iu bllokua makina në të cilën po udhëtonte, në Cerano, duke iu kapur një kilogram heroinë.

Ndërsa Riguardo Pacifico është akuzuar për posedimin e marijuanës. Ai u arrestua nga grupi i hetimit të krimit të organizuar në shtator të vitit 2015 me 53 kilogramë marijuanë, armë (tre armë), katër karikues, municione, në një varkë në portin e San Focas. Për këtë episod ai u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg. Mediat italiane thonë se më 21 Mars do të duhet të dalin para gjykatës të gjithë anëtarët e grupit.

TË ARRESTUARIT JANË:

-Leonardo Ali, 41 vjeç nga Vlora;

-Ëngjëllushe Arapi, 57 vjeç, nga Vlora;

-Hasan Bibi, 34 vjeç, nga Durrësi (dëbuar nga Italia më 13 shkurt 2016);

-Emir Daci, 47 vjeç, nga Tirana, por banues në Origgio(Varese);

-Auron Dule, 40 vjeç, nga Vlora;

-Gentian Dule, 33 vjeç, nga Vlora, por me banim në Romë;

-Emal Gega, 44 vjeç shqiptar;

-Piro Hyskaj, 60 vjeç, me origjinë nga Vlora por me banim në Leçe;

-Gentian Katreli i quajtur “Genti”, 44 vjeç nga Durrësi, me banim në Leçe;

-Gezim Kritha, me pseudonimin “Gino”, 50 vjeç, nga Vlora por me banim në Leçe;

-Abil Jaupi, me pseudonimet “Baci”, “Kadir”, “Habib”, 51 vjeç, nga Vlora;

-Revalid Lika, 36 vjeç, nga Vlora, por me banim në Leçe;

-Isak Muhameti, 29 vjeç, me origjinë nga Vlora dhe me banim në Spoleto;

-Genti Mezini, ose Gentian Mezinaj, 41 vjeç, nga Vlora por banonte në Anzio (Romë);

-Jorg Naci, i quajtur “Mili”, 42 vjeç, shqiptar;

-Dario Profka, 29 vjeç, me origjinë nga Vlora, por me vendbanim në Leçe.

Të huajt

-Hizir Civilek, 77, me origjinë nga Rize (Turqi) por me banim në Brindisi;

-Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç, nga Lequile, me banim në Leçe;

-Fabio Marzano, 50 vjeç, nga Leçe por banonte në Monteroni;

-Marco Franchini, 44 vjeç nga Leçe;