Politika “S’të votojnë se je e bukur, femrat janë xheloze”, Grida Duma: E...

“S’të votojnë se je e bukur, femrat janë xheloze”, Grida Duma: E vërtetë, por unë mbijetova!

Ish-deputetja e PD, Grida Duma është padyshim një nga politikanet më të bukura, fakt që i vihet shpesh në dukje.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Duma ka pohuar se bukuria e saj ka ndikuar edhe tek vota e qytetarëve.

Moderatori e ka ngacmuar ish-ligjvënësen e PD, duke thënë se “femrat mund të bëhen xheloze dhe nuk ia japin votën”.

“Thonë: Shtriga sa e bukur që është dhe nuk ta japin votën”, i tha ai, por Duma ju përgjigj duke u shprehur se “ka qenë edhe ajo periudha”.

“Por pastaj unë mbijetova dhe thanë s’kemi çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Grida duke qeshur.

E pyetur nëse njerëzit flasin më shumë për pamjen e saj apo për profesionin e saj si politikane, Grida u përgjigj: “Flasin për të dyja, por unë mendoj që kush e ka bërë Zoti të bukur dhe çdo gjë të bukur që na ka dhënë Zoti t’i kënaqemi, t’i themi faleminderit se çdo gjë tjetër është efekt anësor”.

Duma komentoi edhe vendimin e opozitarëve për të lënë mandatet si ligjvënës të parlamentit.

Të parët që firmosën deklaratën ishin deputetët e PD e ndër to edhe vetë Grida Duma. Ish-deputetja ka rrëfyer më shumë mbi këtë vendim dhe si u ndje në ato momente.

“Jashtë oborrit të partisë ishte mbushur me mbështetës të Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e politikës, është precedent i parë lënia e mandateve në grup. Është sakrificë sepse është rrugë e gjatë dhe e mundimshme protestash. Por e kuptova që gjithkush që po mendonte për këtë çështje, kur ndjente entuziasmin në oborr i dukej vetja një hero i dytë në momentin që firmoste lënien e mandatit. Duhej bërë si një gjë ekstreme, radikale sepse nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë dhe besoj që rrugëtimi do ta tregojë që ka qenë një gjë e duhur”, u shpreh ajo.