Pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është solidarizuar me fatkeqësinë që ka përfshirë Shqipërinë.
Në një postim në Instagram, Dua shprehet se është e shkatërruar nga lajmet.
Ndërsa shton se lutjet e saj janë për shqiptarët.
“E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. I dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështirë“, shkruan Dua.