Dua Lipës i kanë pëlqyer aq shumë pushimet në Shqipëri, sa nuk do të largohet. Në postimin e saj më të fundit në Instagram, ylli i muzikës Pop dhe R&B komenton se “kurrë nuk do donte të largohej” nga Shqipëria ku kaloi për më shumë se një javë pushimet me të dashurin Anwar Hadid, të atin Dukagjin Lipa dhe të afërmit të tjerë, në brigjet joniane.
Ajo shprehet se Shqipëria është vendi i ëndrrave, duke i bërë po ashtu Shqipërisë turistike një promovim tepër të vlefshëm, që e bën të njohur në gjithë botën përmes miliona fansave të saj.
Në rreth një javë të qëndrimit të saj, 25-vjeçarja ka publikuar vazhdimisht foto me bikini ku shfaqet joshëse dhe provokuese, ndërsa ka pushuar edhe në Kep Merli të Ksamilit që la pa fjalë dhe ish-presidentin francez Nicola Sarcozy së bashku me gruan e tij Carla Bruni.
Por duket se tashmë, pushimeve të saj i ka ardhur fundi dhe me largimin nga Shqipëria, ajo ndihet më e motivuar për t’iu rikthyer punës për projektet muzikore të radhës.
Pushimet verore të Duas për te cilat foli dhe prestigjiozja Daily Mail duket se do të qëndrojnë gjatë në memorien e saj, familjes dhe personave të tjerë që e shoqërojnë, te cilët po ashtu ndihen të ekzaltuar nga bukuritë që ka vendi jonë.