Extra Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me këngëtarin që shkroi...

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie me këngëtarin që shkroi këngë për të?

Ndonjëherë të shkruash një këngë për dikë, është një mënyrë ideale për të thënë se je me të. Mediat britanike thonë se këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, është në një lidhje me reperin Jack Harlow.

Ishte ky i fundit, i cili teksa jepte detaje për albumin e tij të ri, telefonoi yllin shqiptaro-britanik, Dua Lipa për të marrë bekimin e saj. E që prej atëherë, ata janë frekuentuar disa herë.

Sipas disa burimeve të afërta me reperin, ky i fundit është tepër i interesuar për këngëtaren, madje dyshohet se mes tyre tanimë ka zyrtarisht një romancë.

Madje, sipas Page Six, thuhet se ai ka udhëtuar së fundmi drejt Nju Jorkut për të ndjekur nga afër performancën e saj.

Ndërkohë, së fundmi kanë dalë edhe disa foto të shkrepura nga një prej restoranteve të zonës, ku ata shihen shumë të afërt me njëri – tjetrin. Njerëz pranë reperit thonë se ai ka qenë gjithmonë një fans i zjarrtë i Duas