Sport Ronaldo ‘Fenomeni’: Argjentina nuk luan bukur, dua të fitojë Maroku

Ronaldo ‘Fenomeni’: Argjentina nuk luan bukur, dua të fitojë Maroku

Luis Nazario da Lima, për të gjithë Ronaldo, ka folur për Botërorin e Katarit në një intervistë të fundit për ‘La Gazzetta dello Sport’. ‘Fenomeni’ ka pohuar mes të tjerash se Argjentina nuk e impresionon dhe se dëshiron që trofeun ta fitojë Maroku.

“Argjentina nuk luan ndonjë futboll të bukur. Do të isha hipokrit, nëse do të thosha se jam i lumtur me një fitore të mundshme të saj në këtë Botëror, duke ditur rivalitetin mes Argjentinës dhe Brazilit.

Do të doja më shumë që Kupën e Botës ta fitonte Maroku. Është një ekip fantastik për mënyrën si sulmon, si mbrohet. Dhe janë shumë të bashkuar. Favorite kryesore është Franca, mendoja kështu edhe në fillim të kompeticionit. Kisha shtuar edhe Brazilin, sigurisht, por na mungoi diçka në ndeshjen ndaj Kroacisë. Duhet të ishim më të ‘këqij’,

Kilian Mbape? Po, mendoj se është një lojtar që më ngjan”, – ka thënë ish-sulmuesi i famshëm brazilian. Ronaldo mendon se në krye të Brazilit duhet një trajner i huaj dhe ai ka përmendur emrat e Ançelotit, Mourinjos dhe Guardiolës. Ndryshe mendon legjenda tjetër braziliane, Rivaldo, që e quan mungesë respekti, nëse zgjidhet një trajner i huaj.