Dua Lipa mund të konsiderohet vajza e sukseseve të këtij viti. Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk shkëlqen vetëm në muzikë. Së fundmi, ajo mahniti në sfilatën e Modës së Versace-s në Milano. E veshur me një fustan rozë me shkëlqim që i theksonin belin dhe këmbët e gjata ajo shkëlqeu në pasarelë, krahas yjeve të tjera si Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid.
Këngëtarja me famë botërore ka modeluar për herë të parë për gjigantin e modës Versace duke marrë vëmendjen maksimale nga të gjithë. Dua ka hapur dhe mbyllur sfilatën me plot hijeshi.
Gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, ndërsa vetë këngëtarja postoi disa foto me koleksionin e tyre në fillim të këtij muaji.