Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka publikuar një video mjaft të ëmbël nga fëmijëria e saj ku shfaqet duke folur shqip. Në video Dua shfaqet më të motrën Rinën dhe dëgjohet teksa flet shqip.
Dua Lipa e shpërndau videon në Instagram duke pyetur fansat nëse arrijnë të kuptojnë se çfarë thotë.
“Duke folur shqip dhe duke bërë një shfaqje të vogël, po i tregoja kamerës motrën time të vogël. Kush mund të kuptojë se çfarë jam duke thënë. Po më mungon familja ime shumë sot”, shkruan ylli krahas videos.