Natyra nuk fsheh kurrë mrekullitë e saj. Të ndihmuara nga fantazia, nga një dritëhije e veçantë, nga frika ose besimet tona, konturet e disa pemëve anonime mund të shndërrohen në qenie mitologjike, figura njerëzish ose kafshësh, me një ngjashmëri mbresëlënëse.
Pamjet nga e gjithë bota tregojnë një pemë ulliri që ngjan me statujën e njeriut që mendon, një trung i shndërruar në një fëmijë që përqafon të ëmën, madje edhe prerja e një peme kthehet në mistike nga forma e një engjëlli shpresëdhënës.