Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur pasditen e së hënës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, në Shkallnur. Duke drejtuar motorin tip “Skuter”, shtetasi me inicialet A.K. ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.