Zëvendës Drejtoresha e Kadastrës Durrës, Lusiena Kola është arrestuar të premten në mbrëmje, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Flamur Gjuzi, raporton newsbomb.al.
Zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.
Burime për ‘Newsbomb.al’ konfirmojnë se Lusiena Kola është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorisë dhe është dhënë masa ‘Detyrim paraqitje’, ndërkohë Gjuzi është ende në kërkim.
Dyshja në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut, por edhe në pjesë të tjera të qytetit të Durrësit.
Ndërkohë vazhdojnë të jenë nën hetim edhe zyrtarët e tjerë, të cilët janë pjesë e Hipotekës dhe ALUIZNI-t, para se këto dy struktura të bashkoheshin në një institucion të vetëm.