Artur Çobani është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.
Çobani vjen në këtë detyrë pas arrestimit të ish drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata ë Apelit.
Çobani ka mbajtur më herët pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.