Aktualitet Aksident me vdekje në Krujë, 21-vjeçari përplas me furgon 65-vjeçaren

Aksident me vdekje në Krujë, 21-vjeçari përplas me furgon 65-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur pasditen e së martës në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku një furgon me drejtues 21-vjeçarin me iniciale I.M. ka përplasur 65-vjeçaren me iniciale S.B., e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.