Gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar çmimin Nobel për Paqen për vitin 2021 për “përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes”.
Ressa dhe Muratov e marrin këtë çmim për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.
Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që qëndrojnë për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme.
Maria Ressa përdor lirinë e shprehjes për të ekspozuar abuzimin me pushtetin, përdorimin e dhunës dhe rritjen e autoritarizmit në vendin e saj të lindjes.
Dmitry Andreyevich Muratov ka mbrojtur për dekada lirinë e fjalës në Rusi në kushte gjithnjë e më sfiduese.
Disa nga fituesit e mëparshëm të këtij çmimi të rëndësishëm janë: Nelson Mandela, Martin Luther King, disidenti polak Lech Walesa, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe 4 Presidentë të SHBA. Vitin e kaluar ky çmim u mor nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara.
Çmimi prestigjioz shoqërohet me një medalje ari dhe 10 milionë korona suedeze, e cila vjen nga një amanet i lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.