Bayern ka humbur një 3 pikësh të rëndësishëm në garën për kampionatin përballë modestëve të Augsburg në ndeshjen e radhës në transfertë. Bavarezët ishin duke e fituar ndeshjen, kur në minutën e fundit të takimit vendasit i rrëmbyen fitoren djemve të Kovaç duke barazuar shifrat në 2-2
Vendasit shënuan të parët në minutën e parë të takimit me Richter, por ky avantazh nuk zgjati shumë pasi ishte i përhershmi Lewandowski ai që barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Serge Gnabry kaloi bavarezët në avantazh, në minutën e 49 duke çuar shifrat në 1-2. Bavarezët tentuan ta menaxhojnë lojën dhe të shënonin një gol tjetër për të mbyllur historinë e këtij takimi.
Por ndeshja mori një rrjedhë tjetër pikërisht në fundin e saj. Vendasit shënuan në minutën e 93 me islandezin Finnbogason A. duke shokuar Bayern për atë që duhet të ishte një tre pikësh i sigurt.