Në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës, matën forcat dy superfuqi të futbollit europian, Italia me Gjermaninë, që bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A së bashku me Anglinë dhe Hungarinë.
Pas minutash të tëra me rezultatin të pandryshuar (kishte goditur shtyllë Scamaca, goli i parë i sfidës erdhi në të 70-tën nga Lorenzo Pellegrini, që ngriti peshë tifozët vendës me një finalizim të thjeshtë, i gjendur i vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga Neuer.
Mirëpo epërsia e italianëve zgjati shumë pak. Pas një aksioni pa shumë pretendime, “Panzerat” përfituan nga shpërqendrimi i vendasve, duke barazuar me Kimmich. Nuk pati ndryshim rezultati në minutat e mbetura,
Në Stamboll, Turqia vendëse e drejtuar nga gjermani Kuntz fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Islandës. Under shënoi golin e parë të takimit në minutën e 37-të, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan njëri pas tjetrit Dervisoglou, Dursun dhe Demiral.
Fitore shumë e rëndësishme për Malin e Zi përballë Rumanisë në Podgoricë. Të dy golat e ndeshjes vendësit i shënuan në pjesën e dytë me autorë Mugosa dhe Vukcevic.