Extra Nga macja kontrabandiste e deri te cjapi ‘grabitës’: 10 rastet kur kafshët...

Nga macja kontrabandiste e deri te cjapi ‘grabitës’: 10 rastet kur kafshët janë arrestuar nga policia

Mund t’ju duken të pabesueshme, por ja që edhe kafshët janë arrestuar nga policia. 10 rastet e mëposhtme do iu habisin.

1 – Macja që u arrestua për kontrabandë telefonash në një burg rus

Në qershor të vitit 2013, një mace ‘kriminele’ u arrestua nga policia pasi u kap duke u përpjekur të fuste telefona celularë në një burg rus. Macja tepër e aftë për t’u ngjitur nëpër mure nuk arriti t’i shpëtojë syrit të policëve.

2 – Dhitë u arrestuan se dëmtuan makinën e policisë

Tre dhi u arrestuan nga policia indiane pasi akuzoheshin se kishin dëmtuar makinën e policisë. Kafshët u morën dhe u vendosën në kafaz, pasi autoritetet indiane u mërzitën me vandalizmin e tyre të vazhdueshëm.

3 – Gomari që u burgos për sulm ndaj njerëzve

Në vitin 2008, një gomar qëlloi dy burra pranë një ferme në qytetin Chiapas të Meksikës. Ai u fut në qelitë që përdoren për të mbajtur njerëzit e arrestuar që shkaktojnë çrregullime publike. Personi në pronësi të gomarit pagoi 420 dollarë gjobë

4 – Lopa u arrestua për një rast vrasjeje

Një lopë karnavalesh u përfshi në një rast vrasjeje që përfshiu disa të rinj në Sango Ota, në jugperëndim të Nigerisë. Kur të rinjtë u mblodhën për karnavale, një zënkë shpërtheu mes tyre, duke përfunduar me vdekjen e një 24-vjeçari. Gjithkush u largua nga vendi i ngjarjes, dhe policia gjeti vetëm lopën.

5 – Një dhi u arrestua pasi hëngri disa lule

Pronarët e dhisë me emrin Gary, punësuan një avokat për ta marrë në mbrojtje pasi policia e akuzoi se kishte ngrënë disa lule. Lulet nuk ishin dosido, por ishin të Muzeut të Artit Kontemporan në Australi. Megjithatë dhia u lirua në mungesë provash

6 – Cjapi “magjik” që u ndalua për grabitje me armë

Në vitin 2009, policia në Nigeri ndaloi një cjap mbi dyshimin e një grabitjeje të armatosur në tentativë. Disa persona e morën cjapin dhe e çuan në polici duke thënë se ishte një grabitës i armatosur që kishte përdorur magjinë e zezë për të transformuar veten në cjap e për t’i shpëtuar arrestimit.

7 – Pëllumbi që u mbajt në Indi nën akuzën e spiunazhit

Në vitin 2010, policia indiane mbajti një pëllumb nën mbikqyrje pasi dyshohej se shërbente si spiun për një mision për Pakistanin. Pasi zogu i bardhë u kap nga një banor në Indi, u dërgua menjëherë në një stacion policor. Pëllumbi kishte unazë tek këmbët dhe një numër telefoni të stampuar në trup.

8 – Majmuni që u arrestua në Pakistan pasi kaloi kufirin indian

Besojeni apo jo, në vitin 2011, autoritetet në Pakistan arrestuan një majmun që po kalonte kufirin nga India. Banorët lokalë në fillim u përpoqën ta kapnin majmunin, por arriti t’iu ikte. Ishin autoritetet ato që e neutralizuan kafshën.

9 – Elefanti hyri në gjyq pasi vrau tre njerëz në Indi

Incidenti me Ramchandran (emri i elefantit) ndodhi në Kerala të Indisë në janar të vitit 2013. Gjatë një festivali fetar, elefanti papritur filloi të masakronte njerëzit. Tre gra mbetën të vrara. Pas kësaj elefanti u arrestua dhe u mbajt në survejim të plotë.

10 – Një tjetër mace arrestohet përsëri për kontrabandë në një burg brazilian

Një mace u kap në bazën e një burgu në Brazil me mallra kontrabandë për të burgosurit të cilat ia kishin lidhur me ngjitës në trup. Macja e bardhë u kap duke kaluar në portën kryesore të burgut. Macja u dënua në një qendër kafshësh lokale.