Pas Shemsi Prençit, në primaret e PD për Kamzën do të marrë pjesë edhe ish-deputeti Asllan Dogjani. Ai e shpalli sot kandidaturën e tij nga selia e Partisë Demokratike.
“Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rruge me standarde e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.
Do të bëj gjithçka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapësira të rinjve që janë larguar për tu kthyer në vendin e tyre, të investojnë, dhe te krijojnë bizneset e tyre.
Do bëjmë çdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më asnjë shtëpi e pa legalizuar.
Të gjithë do të kenë të drejtë riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtëpisë.
Do të bëjë gjithçka për të krijuar mundësira, hapësira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurrencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në shërbim të qytetarëve.
Do bëj gjithçka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idesë.
Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike, në Kamëz dhe Paskuqan, Ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati për kryetar te Bashkisë Kamëz.
Ju kërkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja së asnjëherë tjetër dhe se bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrijë më as edhe një ditë në pushtet.
Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për Ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo Demokrati e Demokrate, do të jetë e hapur për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit”, tha Dogjani.