Bota Raporti i UNESCO-s: Disa nga akullnajat më ikonike në botë do të...

Raporti i UNESCO-s: Disa nga akullnajat më ikonike në botë do të zhduken deri në vitin 2050

Disa nga akullnajat më të famshme në botë, duke përfshirë Dolomitet në Itali, parqet Yosemite dhe Yellowstone në Shtetet e Bashkuara  do të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të ngrohjes globale, pavarësisht nga skenari i rritjes së temperaturës, sipas një raporti i UNESCO.

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, e cila monitoron rreth 18.600 akullnaja në 50 vendet e saj të Trashëgimisë Botërore, thotë se një e treta e tyre do të zhduken deri në vitin 2050.

Ndërsa pjesa tjetër mund të shpëtohet duke mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 1.5 gradë Celsius në krahasim me nivelet para-industriale, në një skenar të emetimeve të zakonshme , rreth 50 përqind e këtyre akullnajave të Trashëgimisë Botërore mund të zhduken pothuajse tërësisht nga 2100.

Studimi “tregon se këto akullnaja janë tërhequr me një ritëm të përshpejtuar që nga viti 2000 për shkak të emetimeve të CO2, të cilat po ngrohin temperaturat”, tha UNESCO.

Akullnajat e Trashëgimisë Botërore, siç përcaktohen nga UNESCO, përfaqësojnë rreth 10 përqind të zonave të akullnajave në botë dhe përfshijnë disa nga më të njohurat në botë, humbja e të cilave është shumë e dukshme pasi ato janë pika qendrore për turizmin global.