Në shëtitjet e pasdites në qytetin e Shkodrës, nuk mund të kalojë pa rënë në sy, një çift interesant të cilët dore për dore bashkëbisedojnë në gjuhën spanjolle.
Eduardo Pinà, trajner futbolli dhe Rosa Viana De Pina, mësuese, prej 4 vitesh jetojnë në Shqipëri ndërsa 7 muajt e fundit janë zhvendosur në Shkodër. Qytet i cili për ta ishte dashuri me shikim të parë.
Eduardo është magjepsur nga ushqimet në Shqipëri ndërsa Rosa thotë se mikpritja e njerëzve dhe ngrohtësia e tyre është e veçantë.
Pavarësisht valës së largimeve që ka përfshirë Shqipërinë dhe Ballkanin, për çiftin nga Kili, Shqipëria është “Toka e Premtuar” dhe ata janë të vendosur të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
Eduardoja ka krijuar një ekip futbolli të cilin e ka quajtur “Shqiponjat” ndërsa bashkëshortja e tij, Rosa, shpreson të ndikojë pozitivisht tek të rinjtë duke u mësuar atyre gjuhët spanjolle dhe portugeze./TCH