Dy “kopshtarë” kanabisi që kujdeseshin për një “fabrikë” droge me vlerë 1 milionë paund, ishin pjesë e një rrjeti kriminal.
Sipas BBC, dy shtetasit shqiptarë, 29-vjeçari Daniel Muhaj dhe 35-vjeçari Eglant Selenica jetonin në një zonë industriale në Redgrave, Suffolk.
Dyshja, tashmë e arrestuar, e cila ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, u shpallën fajtor për prodhimin e kanabisit para magjistratëve në Ipswich.
Selenica ka një grua dhe një djalë tetëvjeçar në Shqipëri dhe kishte udhëtuar nga Rumania në Britani të Madhe për të gjetur punë në ndërtim përpara se t’i ofrohej 1.500 funte në muaj për të ruajtur bimët.
Ndërsa Muhaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar në anën e pasme të një kamioni nga Franca dhe ndjeu se nuk kishte asnjë mundësi, përveçse të merrte detyrën për të paguar tarifën prej 8,000 funta.
Ata u arrestuan të hënën, pasi policia u sinjalizua për aromën e fortë të kanabisit nga pronari i ndërtesës dhe qiramarrësit e tjerë aty pranë.
Kur policia kontrolloi njësinë, ata gjetën “prodhimin e kanabisit në një shkallë industriale” me qindra bimë të pjekura, dhe pajisje të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi.
Muhaj dhe Selenica u mbajtën në paraburgim dhe do të dënohen në gjykatën e Ipswich, në një datë ende të papërcaktuar, raporton BBC.
Në udhëzimet e dënimit, burgimi për ta fillon nga tre vite e gjysmë burg.