Një tjetër 66-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e mbytjes në ujë. I ndjeri me iniciale V.N. ka qenë duke notuar në plazhin e Kavajës kur dyshohet se është mbytur në ujë.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 17:40, ndërsa një 66-vjeçar tjetër me iniciale S. M. është mbytur në plazhin e Borshit rreth orës 17:33.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.