OFL ka nisur ditën e sotme dy kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, dy shtetasve të dënuar më parë jashtë vendit.
Në një deklaratë për mediat, kërkesa për justifikimin e pasurisë u është bërë shtetasve: A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe B. P., banues në Koplik, Shkodër, i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas do të jetë SPAK që do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja.