Politika Tre bashki pa kryetarë/ PS, Metës: Bëj detyrën, shpall zgjedhje të pjesshme...

Tre bashki pa kryetarë/ PS, Metës: Bëj detyrën, shpall zgjedhje të pjesshme lokale

Nga PS iu kërkua sërish presidentit Meta që të shpallë datë zgjedhjesh të pjesshme për disa bashki të mbetura pa kryetarë, ku në të shumtën janë prekur nga dekriminalizimi. Fjala është më konkretisht për Shkodrën dhe Vorën, ndërsa Durrësi vuan dorëheqjen e ish-kryetares Valbona Sako për shkak të keqkuptimit ndaj një deklarate të saj.

Ishte nr.2 i socialistëve, Taulant Balla, sipas së cilit kreu i shtetit thjesht duhet të bëjë detyrën kushtetuese.

“Presidenti ka qenë dhe mbetet në mos zbatim të detyrave kushtetuese që ka.

President është vënë në dijeni nga institucionet përkatëse vendore, si kurse është Prefekti i Qarkut, në qarqet përkatëse, lidhur me vakancën e krijuar.

Është Presidenti që duhet të zgjohet dhe respektojë Kushtetutën”, tha Balla.