Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridalos.
Shqiptarët e identifikuar me emrin K. Elvis dhe P. Leonard ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje.
Sipas informacioneve të para që ka siguruar zougla.gr dy shqiptarët e kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë arritur të kalojnë dhe muret rrethuese duke u arratisur
Arratisja e tyre është vënë re sot në mëngjes.
Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre, ndërsa rasti i është referuar ministrisë së Drejtësisë.