Kosova Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID në Kosovë

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID në Kosovë

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet e reja janë identifikuar nga kryerja e 596 testeve dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka një rënie prej 44% të të prekurve.

Deri tani numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 teste të kryera ndërsa kemi 615 raste të vdekjeje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.