Shifrat e kësaj të premteje japin optimizëm për situatën e pandemisë në vend. Në Shqipëri janë regjistruar pas 2652 testimesh vetëm 179 raste të reja dhe dy humbje jete. Viktimat janë nga Tirana.
Situata duket pozitive dhe në spitale. Aktualisht në të gjithë spitalet Covid përfshi dhe ata rajonal, janë të shtruar 182 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 3 pacientë në gjende më të rënduar i janë nënshtruar intubimit.
Por pavarësisht kësaj panorame autoritetet shëndetësorë vijojnë të bëjnë apel që nuk duhet të ketë neglizhim në respektimin e distancave, mbajtjes së maskave dhe respektimit të gjithë masave të ndërmarra nga komiteti i ekspertëve.
13 muaj nga rasti i parë i regjistruar në vend me Covid-19, afro 129 mijë persona kanë rezultuar të infektuar nga ky virus nga të cilët 2337 kanë humbur betejën me të.