Është shënuar edhe viktima e dytë në Itali nga koronavirusin. Pas, Adriano Trevisan, 78 vjeç, që ndërroi jetë në spitalin e Schiavonia, në Padova, është konfirmuar e vdekur edhe një grua 67-vjeçare në Lombardi.
Trevisan ishte në spital prej 10 ditësh, ndërsa nuk ka mundur të mposhtë virusin që ka marrë më shumë se një mijë jetë njerëzish që prej shpërthimit të tij në Wuhan të Kinës. 78-vjeçari, ish-pronar i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte një 29 të prekurit në vendin fqinj.
Komuna në Veneto, ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.
Gjithashtu, kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.