Një person është arrestuar pasi dyshohet si autor i një ngjarjeje të rëndë, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona të tjerë, pak pas mesditës së kësaj të enjteje në ambientet e poliklinikës së Patosit.
Sipas Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, kur shtetasi i arrestuar, Martin Skëndaj, ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas, Elis Kapaj, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një tjetër, Manol Rrapaj, fillimisht i plagosur, ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital.
Momentalisht, shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten të panjohura.
Autoritetet policore thonë se po punojnë për zbardhjen e saj.