Dy pacientë të prekur me Covid-19 nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virus.
“31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos”.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit 137 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë.