Aktualitet Dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli ndryshon dëshminë

Dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli ndryshon dëshminë

LIRIDONA DHE NAIM MURSELI

Teuta Zhinipotoku dhe Shemsedin Pirraj, avokatët e Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e gruas së tij disa kohë më parë, kanë folur në lidhje me deklaratën e tij, dhënë pranë Prokurorisë së Prishtinës.

Në një prononcim për A2 CNN, ata thanë se, Murseli ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka mohuar përfshirjen e tij në këtë vrasje.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Sot është kryer deklarimi i tij pranë Prokurorisë themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në polici.

Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes, por ka mohuar implikimin e tij në këtë rast.

Informatat, të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria  vazhdon me grumbullimin e provave të mëtejshme”, u shprehën për A2 avokatët e Naim Murselit.