Extra Nuk u nominua në çmimet Oscar, Margot Robbie thyen heshtjen

Nuk u nominua në çmimet Oscar, Margot Robbie thyen heshtjen

Margot Robbie ka thyer heshtjen pas anashkalimit që i ndodhi me çmimet Oscar ku nuk u nominua në kategorinë e aktores më të mirë.

Ylli i filmit “Barbie” tha se “nuk ka asnjë mënyrë që të ndihesh e trishtuar kur e di se je e bekuar” pavarësisht se nuk u nominua. Megjithatë ajo mbrojti regjisoren Greta Gerwig e cila gjithashtu nuk u nominua në kategorinë e saj.

“Padyshim, unë mendoj se Greta duhet të nominohet si regjisore. Çfarë ajo arriti ndodh vetëm një herë gjatë karrierës, gjatë jetës, çfarë bëri, vërtet është. Por ka qenë një vit i mrekullueshëm për të gjithë filmat.

“Ne vendosëm të bënim diçka që do të ndryshonte kulturën, do të ndikonte, do të kishte një impakt dhe e ka arritur këtë dhe më shumë se sa ne ëndërronim. Ky është çmimi më i madh që mund të vinte prej kësaj”.

Robbie tha se ishte “më se e lumtur” që filmi mori 8 nominime Oscar, përfshirë aktoren më të mirë në rol dytësor për America Ferrera dhe aktorin më të mirë në rol dytësor, Ryan Gosling.

Greta Gerwig dhe bashkëshorti i saj Noah Baumbach u nominuan në skenarin më të mirë të përshtatur, ndërsa Robbie si producente.