Roma ka blinduar Edin Dzeko. Boshnjaku ka rinovuar deri më 30 qershor 2022, duke fshirë hipotezën e një lamtumire të mundshme nga kryeqytetasit dhe kalimin tek Interi. Zikaltrit panë të venitej kjo dëshirë e Antonio Conte, i cili shihte te boshnjaku partnerin ideal të gjigantit belg, Lukaku. Marotta dhe Ausilio do të duhet të shikojnë dikë tjetër për ta kënaqur trajnerin e tyre.
Sipas raportimeve nga “Sky Sky Sport”, kuotat e Fernando Llorente për të mbërritur në “San Siro” mund të rriten së shpejti. Spanjolli mund të merret falas, pasi nuk e ka rinovuar kontratën me Tottenham. Ai do të përfaqësonte një zgjidhje plot përvojë dhe me kosto zero. 34-vjeçari është një “nxënës” i Conte-s, i cili ishte në gjendje ta stërviste për një sezon, në kohën e tyre të përbashkët te Juventusi (2013-2014).
Përveç ish-lojtarit të Athletic Bilbao, nuk duhet të hidhet poshtë edhe profili i Alexis Sanchez, i cili është një “peshë e rëndë” te Manchester United vetëm për pagën, por jo golat e shënuar. Për pasojë, nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer. Ante Rebic i Eintracht është gjithashtu në listë. Interesimi zikaltër për të ka zgjatur një kohë të gjatë.