Milani do të luajë me Lacion në një ndeshje, të cilën kuqezinjtë duhet ta fitojnë, pasi vetëm kështu mund të vazhdojnë të shpresojnë me baza për Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje në një farë mënyre kushtëzon jo vetëm këtë sezon të Milanit, por edhe të ardhshmin, financat e çdo tifoz të kuqezinjve.
Fabri? “Për arbitrin është folur shumë, por mjaft me kaq. Ne nuk duhet të kërkojmë alibi, është e vërtetë që kishte shumë gabime, por dhe ne bëmë shumë të tilla. Duhet të bëjmë sa më pak gabime dhe duhet të vazhdojmë së punuari”.
Lacio? “Është një skuadër shumë fizike dhe në këtë aspekt është si Juventusi. Nuk mjafton të luash mirë ndaj tyre, duhet shumë dëshirë dhe forcë. Duhet të luajmë një futboll në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Nën presion? “Kam luajtur këtu për shumë vjet dhe ndoshta është përgjegjësia më e madhe që më është dhënë që kur jam ulur në këtë pankinë. Unë nuk jam nën presion dhe jam duke dhënë më të mirën në momente të vështira si ky pas humbjes në derbi.”