Interi është në një moment të zi, duke garuar me Milanin se cili klub ka më shumë halle në këtë moment.
Pas barazimit dëshpërues kundër Chievo-s së vendit të fundit, Interi është përballur edhe me një problem tjetër, që nuk është i ri në fakt.
Radja Nainggolan është paraqitur sërish me vonesë në stërvitje dhe kjo ka bërë që të sosë durimi, me drejtuesit e klubit që kanë marrë një vendim drastik: pezullim i përkohshëm nga aktiviteti dhe gjobë.
Mesfushori belg do të vijojë të stërvitet, por nuk do të grumbullohet për ndeshjen e radhës ndaj Napolit.
Në verë Interi e bleu me shpresën se do të përforconte jashtëzakonisht një mesfushë që ka nevojë për cilësi e mushkëri, por duket se biznesin më të mirë e ka bërë Roma, që e hoqi qafe, sepse mesfushori belg është një ‘mistrec’ i pandreqshëm.