Nga Spanja vjen një lajm i bujshëm mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos dhe lamtumirën e tij të mundshme nga Juventusi, pas eliminimit në Champions kundër Portos. Josep Pedrerol, drejtuesi i programit të mirënjohur spanjoll “El Chiringuito”, plasi bombën: “Jorge Mendes ka biseduar me Real Madridin për mundësinë e rikthimit të Cristiano Ronaldos”. Sipas Josep Pedrerol, gjithmonë shumë afër ngjarjeve të “Los Blancos”, agjenti i yllit portugez e ka testuar tashmë terrenin për kthimin e CR7 në Madrid.
Por pyetja që ngrihet nga mediat e tjera është kjo: A do të ishte i mundur kthimi i sulmuesit në Madrid? Siç shpjegon “Marca”, është një opsion në parim i përjashtuar te Real Madridi, jo për mungesë dëshire dhe aspekti futbollistik, por financash dhe planifikimi për të ardhmen. Sidoqoftë, gjithçka është e mundur. Lëvizjet, shpjegon gazeta spanjolle, mund të intensifikohen në javët e ardhshme. Sipas “Marca”, shenjat e dashurisë së CR7 për Real Madridin dhe ata që ishin shokët e tij të skuadrës janë përsëritur në muajt e fundit. Ideja e një kthimi të mundshëm ka kaluar në mendjen e lojtarit.
Edhe klubi bardhezi ka në plan ta shesë CR7, edhe si pasojë e pagës së tij. Këto mund të jenë muajt e fundit të Ronaldos në Torino, por problemi më i madh për largimin nga Juve ka lidhje me çështjet fiskale: vetëm në Itali i ka mundësitë portugezi të paguajë 25 përqind të të ardhurave. Çështja tjetër është paga: Askush nuk është i gatshëm ta paguajë atë 31 milionë euro në muaj.