Gjykata ka vendosur që të lerë në burg 36-vjeçaren Elona Kalesha pasi dyshohet se është autorja e vrasjes së ish-vjehrrit e vjehrrës së saj. Sipas vendimit të gjykatës e reja është person me rrezikshmëri të lartë dhe po të lirohet nga burgu mund të kryejë sërish krim.
Mediat italiane shkruajnë se ndaj të resë ka të paktën 7 dënime të mëparshme që lidhen me mashtrim, rezistencë ndaj punonjësit publik, plagosje e lehtë dhe vrasje.
Dyshohet se reja ka futur në kurth Shpëtim e Teuta Pashon dhe më pas i ka vrarë. Siç shkruajnë mediat ajo ka pritur që çiftin Pasho ta zërë gjumi dhe më pas i ka sulmuar. Të parin ka vrarë Shpëtimin dhe më pas ka rrahur e ka mbytur Teuta Pashon.
Hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë se çfarë motivi fshihet pas kësaj ngjarje makabër. Ata nuk përjashtojnë as mundësinë që e reja të jetë ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë për të copëtuar trupat e pajetë të Shpëtim e Teuta Pashos.
Kufomat e çiftit shqiptar që rezultonin të humbur prej 2015-ës u gjetën të futura në disa valixhe në një fushë të braktisur. Elona Kalesha, ishte e fejuar me djalin e tyre, Taulantin, dhe u arrestua më 22 Dhjetor dhe deri më tani nuk ka folur para autoriteteve.