A keni hapur ndonjëherë një shishe birre, e keni hedhur në gotë dhe e keni lënë jashtë në diell? Ndoshta jeni kthyer pas një kohe për të pirë një gllënjkë – dhe keni ndjerë diçka të çuditshme.
Nëse e keni provuar këtë shije të çuditshme, ajo shkaktohet nga një përbërje kimike e ngjashme me erën që prodhojnë qelbësit. Kjo është arsyeja pse komuniteti i birrës e ka quajtur këtë proces “skunking” (skunk – qelbës). Chuck Skypeck, drejtori i projekteve teknike të birrës në Shoqatën e Brewers, ka në pronësi dhe operon fabrika të birrës për 21 vjet. Ai tha se shkaku i skunking nuk ishte kuptuar me të vërtetë deri rreth viteve 1960.
Kur birra ekspozohet ndaj dritës së fortë, ndodh një reaksion foto-oksidimi që krijon përbërjen 3-metil-2-buten-1-tiol. Për të parandaluar që procesi i skunking të ndodhë, prodhuesit e birrës kanë zgjedhur xhamin me ngjyrë të errët. Kjo është arsyeja pse sot shihni kaq shumë birra në shishe qelqi kafe.
Por ngjyra kafe nuk është ngjyra e vetme që shihet në shishet e birrës; disa janë edhe në shishe jeshile. Shishja në ngjyrë jeshile mund të mos jetë aq mbrojtëse sa ajo kafe, por për vite me radhë ka qenë e lidhur me birrën e prodhuar në Europë dhe cilësinë. Shishet jeshile kanë qenë idenfitikuese për marka të ndryshme për shumë gjatë, ndaj përdoret edhe sot si formë marketingu.