Extra Zbulohet fosili i dinozaurit që u vra nga asteroidi që goditi Tokën...

Zbulohet fosili i dinozaurit që u vra nga asteroidi që goditi Tokën  66 milionë vjet më parë

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar fosilin e një dinozauri, që mund të datojë 66 milionë vjet më parë.

Periudha e datimit, përkon me kohën kur Toka u godit nga një asteroid i fuqishëm, çka solli zhdukjen e dinozaurëve.

Këmba e dinozaurit Tanis, e gjetur në Dakotën e Veriut pritet të prezantohet për publikun, pasi të kryhet një studim i hollësishëm, shkruan BBC.

Fosili i Tanis, mund të jetë sipas studiuesve, zbulimi i parë që tregon për fundin e dinozaurëve dhe fillimin e mamuthëve.

Depozitimet fosile në Dakotën e Veriut mbeten komplekse, për shkak se atje mund të gjenden lloje fosilesh të ndryshme dhe kjo e bën më të vështirë identifikimin e tyre.