Një personazh pikant i Big Brother VIP do të jetë edhe Beniada Jakic, e prezantuar shpesh në mediat shqiptare si mbesa e Bujar Nishanit.
Ajo e mori famën në Itali, ku është fotomodele, dhe bëri bujë me thyerjen e tabuve, duke pozuar nudo.
Edhe sot ajo rrëmbeu vëmendjen pasi hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother ishte e veçantë.
Një kërcim sensual, me balerinët gjysmë të zhveshur duke nxehur situatën para hyrjes në shtëpi.